Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për infektimin dhe vdekshmërinë e grupmoshës nga 0-25 vjeç gjatë periudhës së pandemisë.
Të dhënat nga OBSH për periudhën nga 30 dhjetori 2019 deri në 25 tetor 2021:
- 2% e të gjithë të infektuarve nga COVID-19 në botë janë fëmijë të moshës nën 5 vjeç. (1 890 756 raste)
- 0.1% e viktimave nga COVID në botë janë fëmijë të moshës nën 5 vjeç. (1 797 raste)
- 7% të infektimeve globale janë të grupmoshës nga 5-14 vjeç. (7 058 748 raste)
- 0.1% e vdekjeve të raportuara në rang global janë të grupmoshës nga 5-14 vjeç (1 328 raste)
- 15% e infektimeve në rang global janë të grupmoshës 15-24 vjeç. (14 819 320 raste)
- 0.4% e vdekjeve globale janë të grupmoshës 15-24 vjeç. (7 023 raste)
- 0.5% e vdekjeve në rang global janë të moshës nën 25 vjeç.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton provat e reja mbi nevojën e një vaksinimi masiv të fëmijëve dhe adoleshentëve me vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane Barnave, të cilat janë: Pfizer, Modera, Astrazeneca, Jonson@Johson, Sinovak, Sinofarm dhe Covaxin.
Disa vende europiane si Danimarka, Franca, Spanja, Italia dhe Polonia kanë nisur injektimin e grupmoshës nga 12-17 vjeç me vaksinat nga Pfizer dhe Moderna.
Ndërkohë vendet si SHBA dhe Izraeli po injektojnë edhe fëmijët e moshës nga 5-11 vjeç me vaksinën Pfizer.
Objektivat OBSH-së janë që të injektohet 40% e popullsisë së çdo vendi deri në fund të vitit 2021 dhe 70% deri në mesin e 2022.