UBT News

O’Brien për takimet Kosovë – Serbi: Palët shënuan progres real sot, bisedimet vazhdojnë nesër

Ka përfunduar edhe takimi i dytë midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Lidhur me këtë takim ka shkruar edhe këshilltari i presidentit Donald Trump për siguri kombëtare, Robert O’Brien, shkruan lajmi.net.

Ai ka hënë se palët kanë shënuar progres dhe se bisedimet do të vazhdojnë nesër.

“Raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. Ata bënë progres real sot. Faleminderit DFCgov, MCC gov dhe EximBankUS për pjesëmarrjen. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër”, tha Robert O’Brien.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit, ka deklaruar se sot kishte përparim dhe nesër pritet të përfundojnë të gjitha ato diskutime që I kishin sot para dhe pasdite dhe pret që të ketë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Serbinë.

Hoti theksoi se marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme nuk do të vinë nga SHBA.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha ai.

Përfaqësues të mediave shqiptare që janë atje thonë se dy delegacioneve iu është ofruar një draft i marrëveshjes përfundimtare dhe pastaj janë tërhequr nga ndërmjetësit në mënyrë që mos të dal në media.

Përndryshe, përveç vazhdimit të takimit, nesër në SHBA janë paraparë edhe dy takime, ai në Shtëpinë e Badhë dhe me sekretarin Pompeu, ku edhe do të ketë konferencë për media. /Lajmi.net/

Exit mobile version