Ndihmësekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
O’Brien në konferencën për medie pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup, tha se ShBA-ja e mbështet fuqishëm ujdinë e Ohrit dhe i bëri thirrje palëve të angazhohen në zbatimin e saj brenda kornizave të dialogut.
“Ne e mbështesim fuqimisht udhërrëfyesin që është miratuar në Ohër, në marsin e kaluar. Besojmë se të dy shtetet duhet të operojnë brenda dialogut për të zbatuar udhërrëfyesin plotësisht”, tha ai.
Kosova e Serbia janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë më 18 mars të 2023-s në Ohër, mirëpo kanë ngecur deri tani në zbatimin konkret të tij.