Sekretari amerikan për Rajonin, James O’Brien, në Samitin e Ballkanit Perëndimor të BE-së, që po mbahet në Kotor të Malit të Zi, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin planin zhvillimor që ka të bëjë me 18 milionë njerëz për një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendeve të tyre.
O’Brien theksoi po ashtu se kjo është diçka që SHBA-ja beson se është vitale për t’u ndihmuar të gjithëve në këtë rajon për t’i përmbushur potencialet e veta.
“SHBA-ja e mbështet Planin Zhvillimor, por kjo ka të bëjë me 18 milionë njerëz që krijojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre dhe vendet e tyre. Kjo ka të bëjë me lirinë, sigurinë, me lirinë klasike të Bashkimit Evropian për shërbime dhe kapitale për të lëvizur nëpër kufij. Këtë vit, vendet që i përmbushin këto reforma do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime më të ulëta, ndoshta në 7 për qind. Secilën herë dikush që dërgon para përmes bankës do të ketë shpenzime më të vogla të huazimit. Kjo ka të bëjë me përfitime për qytetarët e rajonit dhe bashkimin me tregun unik evropian, diçka që Shtetet e Bashkua të Amerikës besojnë që është vitale për t’u ndihmuar të gjithë në këtë rajon dhe për t’I përmbushur potencialet e veta”, tha O’Brien.
Më tej tha se ndjehet i ngazëllyer ta shohë edhe lansimin zyrtar të kësaj nisme dhe mundësinë e vendeve për të filluar të afrojnë liri për gjithë.