Një grua është shoqëruar në stacion policor në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pasi gjatë kontrollit tek ajo janë gjetur dhe sekuestruar 3.6 gram marihuanë.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 12.02.2026 rreth orës 23:22, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, rasti ndaj të dyshuarës femër kosovare ka shkuar në procedurë të rregullt.
“E dyshuara është intervistuar dhe ndaj saj është iniciuar procedurë e rregullt me vendim të prokurorit.”
Rasti është raportuar në raportin njëditor të Policisë së Kosovës.
