UBT News

Obiliq, një burrë arrestohet për ngacmim

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Obiliq për veprën penale “Ngacmim”.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte publikuar disa foto të viktimës në rrjete sociale”, ka informuar Policia.

Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version