UBT News

Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit, arrestohet një person në Leposaviq

Policia e Kosovës ka arrestuar në Leposaviq një person të dyshuar për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit. Policia tha se në lokalin e të dyshuarit po shiteshin bluza me mbishkrime nacionaliste, elektro-shok dhe sprej.

Bëhet fjalë për një shtetas kosovar në pronën e së cilit njësitet policore kanë hasur gjatë patrullimit.

Në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kryer bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi njësitet policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se në një lokal-pronë e të dyshuarit janë duke u shitur bluza me mbishkrime nacionaliste me përmbajtje të veprës penale ‘nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’, stikersa të ndryshëm, elektro-shok dhe sprej OC”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore./D.B/KP

Exit mobile version