UBT News

Nxirret nga toka një prej diamantëve më të mëdhenj të gjetur deri sot!

Një diamant me madhësi 1 mijë e 174 karat është zbuluar në Botsvana, ka lajmëruar një kompani minierash që operon në këtë shtet.Është e jashtëzakonshme sepse ky është diamanti i dytë masiv që u gjet në këtë shtet brenda disa javësh.

Madje është bërë diamanti i tretë me madhësi më shumë se 1 mijë karat i gjetur në vend, dhe tani do të bëhet pjesë e koleksionit “valuable collections of top colour polished diamonds”, tha firma kanadeze e minierave, Lucara Diamond, në një njoftim për shtyp.

Diamanti është më i madh se një tjetër me madhësi 1 mijë e 98 karat i gjetur gjithashtu në Botsvana në muajin qershor, e i cili besohej të ishte diamanti i tretë më i madh në botë.

Presidenti i Botsvanës, Mokgweetsi Masisi mori pjesë në një ceremoni të mërkurën për ta parë nga afër gurin e çmuar.

Naseem Lahri, drejtori menaxhues i Lucara Botsvana, tha se zbulimi i tij “është histori në krijim, për ne dhe Botsvana gjithashtu”.Guri është “një perlë e një cilësie të ndryshueshme me fusha të konsiderueshme të një materiali të çmuar të bardhë me cilësi të lartë”, tha Lucara në njoftimin për shtyp.

Në vitin 2019, firma zbuloi atë që besohet të jetë diamanti i dytë më i madh në histori – një diamant marramendës 1 mijë e 758 karat – në minierën Karowe.

Aktualisht, diamanti më i madh i regjistruar ndonjëherë është Diamanti Cullinan 3 mijë e 106 karat, i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905. Më pas Cullinan u pre në gurë më të vegjël, disa prej të cilëve formojnë pjesë të bizhuterive të kurorës së familjes mbretërore britanike./UBTNews

Leart Sveçla, student në Media dhe Komunikim në UBT

Pjesëmarrës i Akademisë Multimediale në kuadër të “Global Fest 2021”

Exit mobile version