Nxënësit e Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë zhvilluan një vizitë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku patën rastin të shohin nga afër ekosistemin që ndërlidh shkencën dhe teknologjinë në një hapësirë tejet kreative dhe inovative.
Nxënësit patën mundësi të shohin dhe të njihen me infrastrukturën moderne të UBT-së, laboratore për fusha të ndryshme studimi, Poliklinikën e UBT-së, Bibliotekën me mbi 250 mijë tituj, si dhe salla e hapësira të tjera rekreative për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme.
Ata u njoftuan nga profesorët e UBT-së edhe për programet e ndryshme, të cilat kanë kurrikula multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, njëherit janë të bazuara nga modelet e universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, gjë që e përkufizon UBT-në një institucion lider për arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë.