UBT News

Nxënësit e Gjimnazit “Ismail Qemali” në Kamenicë zhvilluan një vizitë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan

Nxënësit e Gjimnazit “Ismail Qemali” në Kamenicë kanë qëndruar për vizitë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me ç’rast kanë pasur mundësinë të shohin nga afër infrastrukturën dhe kushtet që ofron UBT për studime.

Me këtë rast, nxënësit e Gjimnazit “Ismail Qemali” në Kamenicë u njoftuan nga stafi akademik dhe profesional i UBT-së në hapësirat që dedikohen për studentët e fushave të ndryshme, me laboratorët dhe sallat moderne të pajisura me teknologjitë më të sofistikuara të kohës, si dhe me pjesë të tjera rekreative për studentë.

Nxënësit u njoftuan nga profesorët e UBT-së edhe për programet e ndryshme, të cilat kanë kurrikula multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, njëherit janë të bazuara nga modelet e universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, gjë që e përkufizon UBT-në një institucion lider për arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë.

Exit mobile version