Një nxënës ka kërcënuar drejtorin e shkollës “Luciano Matroni” në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar sot zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se drejtori është kërcënuar përmes mesazheve në “WhatsApp”.
“Pardje me date 30.05.2023 nga drejtori I shkolles Luciano Matroni ne Prizren eshte raportuar nje raste kanosje neper mes WhatsApp . Nje nxënës i mitur ka kanosur drejtorin e shkolles duke shkruar se ai ka bere nje liste te personave”, ka informuar Bytyqi.
Policia në kordinim me prokurorin e shtetit janë marrë me rastin.