UBT News

Nxënësi e ther për vdekje mësuesen në Francë

Një nxënës i shkollës së mesme thuhet se e ka goditur me thikë për vdekje një mësuese spanjolle në një shkollë në qytetin francez të Saint-Jean-de-Luz.

Prokurori lokal, Jerome Bourrier konfirmoi sulmin për agjencinë e lajmeve AFP. Mediat lokale thanë se incidenti ndodhi në një klasë mëngjesin e së mërkurës. Nxënësi i dyshuar për sulmin është arrestuar.

Mësuesja ishte në të pesëdhjetat dhe vdiq nga arresti kardiak kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, raportuan mediat lokale./UBTNews/

Exit mobile version