UBT News

Nxënëset në Iran heqin hixhabet në protesta kundër qeverisë

Në një lëvizje të paprecedentë, vajzat e shkollës i janë bashkuar protestave që kanë përfshirë Iranin që nga vdekja e një gruaje të arrestuar për shkelje të ligjit të hixhabit.

Në videot që u publikuan në rrjete sociale shfaqen adoleshentet me uniforma të zeza duke hedhur shamitë e tyre në ajër në protesta brenda oborreve të shkollave dhe në rrugë. Ato dëgjohen gjithashtu duke brohoritur “mullahët duhet të humbasin”.

Në një video të postuar në mediat sociale të hënën, vajzat në Karaj, një qytet në perëndim të kryeqytetit Teheran, dyshohet se detyrojnë një burrë që besohet të jetë drejtori arsimor të largohet nga shkolla e tyre dhe duke i bërtitur “turp për ju”./UBTNews/

Exit mobile version