Nvidia ka prezantuar RTX Spark, një çip të ri për kompjuterët personalë që synon të sjellë inteligjencën artificiale në një nivel të ri për përdoruesit e zakonshëm.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Jensen Huang, e cilësoi këtë zhvillim si një hap po aq të rëndësishëm sa transformimi i telefonave në telefona të mençur. Çipi i ri do të integrohet në kompjuterët Windows të prodhuar nga Lenovo, HP, Dell, Microsoft Surface, Asus dhe MSI, të cilët pritet të dalin në treg gjatë vjeshtës.
Sipas analistëve, ky hap e vendos Nvidian në konkurrencë më të drejtpërdrejtë me kompani si Apple, Intel, AMD dhe Qualcomm, duke forcuar pozicionin e saj në tregun e inteligjencës artificiale.
Prezantoimi i RTX Spark vjen në një periudhë kur SHBA-ja po shtrëngon kufizimet për eksportin e çipave të avancuar të inteligjencës artificiale drejt Kinës.
