UBT News

Nvidia afër vlerës 5 trilionë dollarë pas rezervimeve rekord për AI

Nvidia ishte në prag të bëhej kompania e parë me vlerë 5 trilionë dollarë të martën, pasi prodhuesi i madh i çipave njoftoi se kishte 500 miliardë dollarë rezervime për procesorët e saj të inteligjencës artificiale dhe se do të ndërtojë shtatë superkompjuterë të rinj për Departamentin e Energjisë të SHBA-së.

Aksionet e Nvidia-s u mbyllën me rritje prej pothuajse 5%, duke shtuar mbi 230 miliardë dollarë në vlerën e tregut dhe duke e çuar kapitalizimin total në 4.89 trilionë dollarë, pasi përkohësisht arriti 4.94 trilionë dollarë. CEO Jensen Huang mbajti një fjalim kryesor në një konferencë për zhvilluesit në kryeqytetin e SHBA-së, duke lavdëruar politikën e presidentit Donald Trump dhe duke prezantuar produkte e marrëveshje të reja.

Nvidia po luan rol kyç në shpërndarjen globale të AI-së, duke nënshkruar marrëveshje ndërsa navigon në luftën tregtare SHBA-Kinë, e cila mund të përcaktojë se cila teknologji do të dominojë tregjet globale. Aksionet e kompanisë me seli në Santa Clara, Kaliforni, janë rritur 50% gjatë 2025.

Kapitalizimi i saj i tregut ka kaluar 4 trilionë dollarë për herë të parë në korrik. Kompania e dytë më e vlefshme në botë, Microsoft, u rrit me 2%, duke e çuar kapitalizimin e saj në 4.03 trilionë dollarë.

Ajo dhe OpenAI njoftuan marrëveshje ristrukturimi që i mundëson krijuesit të ChatGPT të operojë më shumë si entitet i pavarur e të mund të dalë në bursë.

Superkompjuterët që Nvidi ndërton për Departamentin e Energjisë do të ndihmojnë SHBA-në në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e arsenaleve të saj bërthamore.

Më i madhi ndër ta ndërtohet në bashkëpunim me Oracle e përmban 100,000 çipa Blackwell të inteligjencës artificiale të nivelit të lartë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version