Deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, i reagoi edhe Nol Nushi i Partisë Socialdemokrate përmes një postimi në Facebook. Ai tha se sot mbaroi lidhja e interesit mes Hakiut e VV duke shtuar se ata nuk janë më bashkë.
Ndër tjera ai shprehet se askush nga VV, madje as familja e Deharit nuk i ka thënë Abazit të shkonte e të dëshmontë në Prokurori.
Edhe avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka reaguar pas deklaratës së deputetit Abazi se ekzistojnë videoincizime që dëshmojnë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Ai tha se kanë paraqitur kërkesë për marrje në pyetje të Abazit nga Prokuroria.