Numri i viktimave si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 11 mijë e 104.
Në Turqi numri i të vdekurve ka shkuar në 8 mijë e 574 dhe 50 mijë janë të plagosur, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në Siri, të paktën 2 mijë e 530 njerëz janë raportuar të vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe rajonet e kontrolluara nga rebelët, sipas shifrave zyrtare./UBTNews/