Numri i të vdekurve si pasojë e luftës së Izraelit në Gaza është rritur në 41 mijë e 495, me mbi 96 mijë e 6 të plagosur që nga e mërkura, njoftoi ministria palestineze e shëndetësisë.
Njëzet e tetë persona u vranë dhe 85 të tjerë u plagosën në katër sulme të mëdha në 24 orë. Një numër viktimash mbeten nën rrënoja dhe ambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile nuk janë në gjendje t’i arrijnë./UBTNews/