UBT News

Numri i të vdekurve rritet në 18 nga sulmi në qendrën tregtare të Ukrainës

Numri i të vdekurve nga një sulm raketor rus në një qendër tregtare në Ukrainë është rritur në 18.

Dmytro Lunin, guvernatori i Oblastit të Poltava, njoftoi përditësimin të martën në mëngjes në Telegram pasi operacionet e shpëtimit dhe pastrimit në qytetin e Kremenchuk vazhduan gjatë natës.

Rreth 60 persona u raportuan të plagosur nga sulmi i së hënës. Zyra e prokurorit të Ukrainës tha gjithashtu se më shumë se 40 persona rezultojnë të zhdukur.

Okupatorët hodhën raketa në një qendër tregtare në të cilën kishte më shumë se një mijë civilë”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram, i cili ndau edhe një video që tregon shtëllunga të errëta tymi që ngriheshin nga një ndërtesë që digjej.

Zjarri është shuar mbrëmjen e së hënës, thanë autoritetet lokale.

Ukraina fajësoi Rusinë për sulmin, duke thënë se ishin përdorur raketa ajër-tokë X-22 të lëshuar nga bombarduesit me rreze të gjatë veprimi Tu-22. /UBTNews/

Exit mobile version