Banorët në pjesë të Marokut të shkatërruar nga tërmeti më i madh i vendit në më shumë se një shekull e kaluan natën e katërt jashtë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në më shumë se 2 mijë e 800 njerëz.
Ekipet e kërkimit nga Spanja, Britania dhe Katari iu bashkuan përpjekjeve marokene për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi malet e Atlasit të Lartë të premten, raporton Reuters.
Televizioni shtetëror raportoi të hënën vonë se numri i të vdekurve ishte rritur në 2 862, me 2 562 të plagosur.