Numri i personave të vrarë në sulmin ajror në bazën ushtarake në Lviv është rritur në 35, tha guvernatori rajonal, Maksym Kozytskyy. Ndërkaq tha se 134 të tjerë u plagosën.
Qendra ushtarake e Yavorivit u godit nga 30 raketa ruse, thonë zyrtarët ukrainas. Baza u përdor gjithashtu nga aleatët e NATO-s për trajnimin e ushtrisë ukrainase.