Të paktën 106 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në verilindje të Brazilit, sipas mediave lokale.
Dhjetë persona janë ende të zhdukur pasi shirat e dendur goditën rajonin metropolitane të Recife, kryeqyteti i shtetit verilindor të Pernambuco-s, njoftoi të martën Agencia Brasil, duke cituar Departamentin e Mbrojtjes Sociale të shtetit.
Deri më tani, afro gjashtë mijë e 200 persona janë zhvendosur pas reshjeve të mëdha të shiut dhe 24 komuna janë në gjendje emergjence.
Mbrojtja civile ruan gatishmërinë për rrëshqitje dheu. /UBTNews/