Numri i të vdekurve është rritur në 23 pas bombardimeve ruse të qytetit Kherson në jug të Ukrainës dhe fshatrave përreth tij të mërkurën, tha të enjten shefi ushtarak rajonal.
Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson tha në Telegram se 46 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë.
Forcat ruse bombarduan Kherson 16 herë, përfshirë zonën e tij të banimit, tha ai. Më shumë se 80 predha goditën sheshin Pryvokzalna, një stacion dhe vendkalim hekurudhor, një pikë karburanti, dy dyqane, një fabrikë dhe një dyqan riparimi makinash, shtoi ai.
Pas bombardimeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha: “Bota duhet ta shohë dhe ta dijë këtë”./UBTNews/