UBT News

Numri i rasteve të lisë së majmunëve është rritur në më shumë se tre mijë e 400 në nivel global, thotë OBSH

Më shumë se tre mijë e 400 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve dhe një vdekje u raportuan në Organizatën Botërore të Shëndetësisë që nga e mërkura e kaluar, me shumicën e tyre nga Evropa, tha agjencia në një përditësim të hënën.

OBSH tha se që nga 17 qershori, një mijë e 310 raste të reja janë raportuar në agjenci, me tetë vende të reja që raportuan raste të lisë së majmunëve.

Lija e majmunëve nuk është ende një emergjencë shëndetësore globale, vendosi OBSH javën e kaluar, megjithëse Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte thellësisht i shqetësuar për shpërthimin. /UBTNews/

Exit mobile version