Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka njoftuar se aktualisht në këtë komunë janë 96 raste aktive me COVID-19, teksa u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit.
Nga 10 mijë e 20 mostra të marra, 3 mijë e 511 rezultuan pozitive, 3 mijë e 307 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 96 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 12 persona dhe 178 mostra në pritje për rezultat./UBTNews