Numri i pengjeve që Hamasi besohet se po mban është rritur në 240, ka thënë një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Në një konferencë paradite, kundëradmirali Daniel Hagari tha: “Deri më tani, familjet e 240 pengjeve kanë marrë njoftim.
“Numri u rrit në 240 sepse identifikimi ynë – siç e kam shpjeguar, disa nga njerëzit nuk janë shtetas të Izraelit, kështu që identifikimi është më i ndërlikuar. Duhet kohë”.
Më parë, 239 persona besohej se ishin mbajtur peng nga Hamasi.
Ditët e fundit, grupi militant ka liruar katër pengje, dhe dje IDF pretendoi se kishte siguruar lirimin e një ushtareje izraelite gjatë operacioneve të saj tokësore./UBTNews/