UBT News

Numri i fëmijëve të vrarë në Gaza shkon mbi 4 mijë

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi sot se 10 mijë e 328 njerëz janë vrarë si pasojë e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Mes viktimave, 4 mijë e 237 janë fëmijë dhe 2 mijë e 741 gra, ndërsa 26 mijë persona janë plagosur.

Mes përkeqësimit të krizës humanitare në enklavën palestineze, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk filloi sot një vizitë pesëditore në Lindjen e Mesme për të diskutuar me zyrtarë qeveritarë dhe shoqërinë civile mbi abuzimet e të drejtave të njeriut ndërsa lufta përshkallëzohet.

Pas një nate të bomdardimesh të Izraelit, forcat tokësore pretendojnë se kanë rrethuar pjesën veriore të Gazës dhe se po përgatiten për një sulm në një shkallë të plotë në qendër të qytetit.

Exit mobile version