UBT News

Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, prin VV-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 09:00 janë numëruar 33 mijë e 488 vota të diasporës.

Nga ky numërim më së shumti vota ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). E treta është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26 mijë e 79 (26079) vota, LDK ka marrë 2 mijë e 829 vota, Partia Demokratike e Kosovës 2 mijë e 486 (2486).

Ndërsa Aleanca ka marrë 944 vota nga votat e diasporës.

Exit mobile version