Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, duke përditësuar procesimin e votave nga mbi 95.70% e vendvotimeve. Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka arritur të fitojë 41.16% të totalit të votave, duke u renditur e para. Pas saj, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 22.34%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 17.74% të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur 7.44%, Lista Serbe ka siguruar 3.92%, dhe Koalicioni për Familje ka marrë 2.29% të votave.
Në numër të votave, LVV-ja ka grumbulluar 331,810 vota, PDK-ja ka marrë 180,083, LDK-ja ka siguruar 142,990, AAK-ja me Nismën ka mbledhur 59,973, Lista Serbe ka arritur 31,584 dhe Koalicioni për Familje ka marrë 18,427 vota.
Këto të dhëna janë përditësuar pas orës 15, pas numërimit të 2,424 vendvotimeve nga gjithsej 2,533 sa kanë qenë në total./UBTNews/