Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës.
Nga 41 mijë e 244 vota nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 31 mijë e 807 vota, pasuar nga PDK me 3 mijë e 773 vota dhe LDK me 3 mijë e 383 vota. Ndërsa e katërta është AAK me 998 vota.
Gjithsej vota nga jashtë Kosovës që janë aprovuar nga KQZ-ja janë rreth 56 mijë sosh.