Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri në orën 15:00 janë numëruar 13 mijë e 570 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, nga të cilat Vetëvendosje ka marrë 6 mijë e 747 vota, duke rritur kështu epërsinë e votave si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 2 mijë e 373 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka 1 mijë e 473 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 1 mijë e 301 vota.
Ndryshe, janë 31 mijë e 500 vota me kusht dhe 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke marrë rreth 48 për qind të votave të përgjithshme. Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 14 shkurt.