UBT News

Numërohen 66.31 për qind e votave me postë, kjo është renditja e partive

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është duke vazhduar numërimi i votave me postë.

Sipas përditësimit të fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars ora 00:54 janë numëruar 124 kuti të votimit nga 187 sa janë apo 66.31 për qind, raporton KosovaPress.

Nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.72 për qind apo 21 mijë e 234 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80 për qind apo 12 mijë e 003 vota.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.98 për qind apo 3 mijë e 213 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate me 3.32 për qind apo 1 mijë e 338 vota.

Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Exit mobile version