Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kryeson balotazhin e zgjedhjeve të së dielës me 54.47% të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kilicdaroglu ka 45.53%, nga 54.6% të votave të numëruara në mbarë vendin.
Ahmet Yener, kryetari i Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), dha rezultatet zyrtare në numërimin e votave deri më tani për gazetarët në kryeqytetin Ankara.
Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundoi në orën 17:00.
Më shumë se 64.1 milionë njerëz kishin të drejt vote, duke përfshirë mbi 1.92 milion votues jashtë shtetit që kanë hedhur tashmë votat e tyre dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.
Votuesit kanë vendosur midis Erdoganit, i cili kërkon rizgjedhjen, dhe kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu.
Zgjedhjet presidenciale janë mbajtur fillimisht më 14 maj, ku Erdogan mori 49.52% të votave, ndërsa Kilicdaroglu doli i dyti me 44.88% dhe Sinan Ogan i Aleancës ATA mori 5.17%, derisa sot është zhvilluar edhe votimi në balotazh, ku ai që merr shumicën e plotë, më shumë se gjysmën e totalit të votave, do të jetë presidenti i ardhshëm.