UBT News

Numërimi i votave me postë vazhdon, Vetëvendosje prin bindshëm në diasporë

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 7 qershor.

Aktualisht janë duke u numëruar votat me postë, ku nga 223 pako gjithsej janë numëruar 80 prej tyre, ose 35.87 për qind.

Sipas përditësimit të fundit në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje prin me 69.67 për qind të votave të diasporës. Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.17 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.34 për qind të votave.

KQZ-ja ka njoftuar se janë aprovuar mbi 82 mijë fletëvotime me postë nga më shumë se 85 mijë sa janë pranuar gjithsej.

Ndërkaq, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se 2.981 pako me vota të diasporës janë refuzuar për arsye të ndryshme.

/A.K/

Exit mobile version