UBT News

Numër rekord i rusëve hynë në Finlandë përmes rrugëve tokësore

Vehicles queue to cross the border from Russia to Finland at the Nuijamaa border checkpoint in Lappeenranta, Finland, on September 22, 2022. - Finnish border authorities said on September 22, 2022 that they had seen an increase in traffic from Russia following Putin's announcement, but stressed that the influx was still at relatively low levels. Russian President Putin's decision this week to mobilise several hundred thousand reservists has spurred a fresh exodus over the country's borders. - Finland OUT (Photo by Lauri Heino / Lehtikuva / AFP) / Finland OUT (Photo by LAURI HEINO/Lehtikuva/AFP via Getty Images)

Numri i rusëve që hynë në Finlandë përmes kufirit tokësor me Rusinë të dielën u dyfishua krahasuar me të dielën e kaluar, konfirmoi roja kufitare finlandeze.

Të dielën, 8 mijë e 314 rusë hynë në Finlandë përmes kufirit tokësor finlandez-rus – dyfishi i numrit të një jave më parë, shkroi në Twitter Matti Pitkäniitty, kreu i punëve ndërkombëtare të rojes kufitare.

Nëse përfshihen edhe ata të së shtunës, 16 mijë e 886 rusë arritën në total, e disa prej tyre tranzit drejt vendeve tjera.

Pas njoftimit të Kremlinit për “mobilizim të pjesshëm”, Rusia u përball me protesta mbarëkombëtare dhe një eksod të qytetarëve që po largohen nga vendi.

Të mërkurën e kaluar, ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen tha se vendi i tij po e monitoron nga afër situatën./UBTNews/

Exit mobile version