Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet edhe të mërkurën ka vazhduar testimi i qytetarëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK).
IKShPK-ja ka nisur testimin në këtë shesh gjatë së martës, krejt kjo me qëllim të sensibilizimit dhe parandalimit të Covid-19.