Numri i civilëve të vrarë në Gaza është shumë i lartë, tha zëdhënësi i Departmanetit amerikan të Shtetit, Matt Miller të mërkurën.
“Shumë civilë palestinezë po vriten në Gaza”, tha ai.
Miller tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të shohin numër më të ulët të viktimave sesa që ka qenë.
“Një komponent i mirë i këtij është problemi i paraqitur nga Hamasi për vendosjen e objekteve civile në Khan Younis ashtu siç bëri në qytetin e Gazës, por kjo nuk e zvogëlon barrën që është mbi Izraelin për të bërë gjithçka që mundet për të reduktuar dëmin e civilëve”, tha ai gjatë një konference për media.
Miller tha se konflikti në jug të Gazës është “ende në fazë të hershme”./UBTNews/