Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka kritikuar institucionet shtetërore për mos mbrojtje të duhur të fëmijëve.
Në një konferencë për media, KOMF shpreh shqetësimin për neglizhimin, mosveprimin e institucioneve dhe performancën e dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.
Sipas tyre nuk po punohet në parandalimin e situatave të sulmeve dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të abuzimit seksual.
Ky reagim vjen pas rastit të ditës së shtunë, pasi një 11-vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht nga pesë të dyshuar.