Në seancën e sotme të Kuvendit ka dështuar votimi në parim i projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete. 30 deputetë votuan pro, 10 kundër e vetëm një abstenim.
Vetëvendosje thotë se ky projektligj parashihte heqjen e homologimit për veturat që vinin nga Evropa, por pozita ka kundërshtuar duke kërkuar që të pritet propozimi i Qeverisë.