UBT News

Nuk u prit nga Kurti në Kosovë, Rama: Kam dashur takim që t’i përcjell disa shqetësime

epa10029711 Albanian Prime Minister Edi Rama attends a press conference following an EU-Western Balkans leaders' meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me qëndrimin e homologut të tij, Albin Kurti, i cili nuk e priti në takim gjatë vizitës në Kosovë në kuadër të turit Ballkanik.

Në intervistën për Klan Kosova Rama la sërish të hapur mundësinë për takim, teksa tha se është e rëndësishme të flasin dhe të takohen, edhe kur kanë mendime të ndryshme.

Teksa tha se nuk mund të interpretojë qëndrimet e Albin Kurtit, kryeministri Edi Rama tha se ka dashur edhe më herët një takim me Kurtin, pas anulimit mes dy qeverive, por nuk është zhvilluar për shkak të impenjimeve të kryeministrit të Kosovës.

“Nuk kam ardhur me mision të interpretoj qëndrimin e Albinit, gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen flasin dhe për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme, sepse duke u takuar dhe folur mbase kuptojnë më mirë njëri tjetrin. Jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë. Është një moment i tillë dhe nuk dua të jap gjykim. Ka dhe një keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes ka ardhur si pararendje e masave të BE, në fakt e kundërta. Kam dashur takim që t’i përcjell disa shqetësime dhe kam dashur që të lehtësoj pozicionin e Kosovës. E kam kërkuar nga Borrell duke i kërkuar që të shtyjë disa ditë nxjerrjen e masave në një përpjekje për të kuptuar situatën dhe palët. S’ka qenë e mundur për ta bërë takimin se Albini ka qenë shumë i zënë, punë të tjera që nuk ka qenë i disponueshëm. Ja kam thënë që ne nuk mundet dot të sillemi sikur asgjë nuk po ndodh dhe të bëjmë një mbledhje sikur çdo gjë shkon për mrekulli”, tha Rama, trasmeton Top Channel. 

Exit mobile version