Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar seancën plenare, pas mospërkrahjes nga deputetë të VV-së të dy mocioneve të propozuara nga PDK.
PDK propozoi mocion për largimin e tri projektligjeve nga rendi i ditës, projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe atë për Zyrtarët Publikë, pasiqë sipas tyre këto projektligje kanë përmbajte antikushteuese.
Po ashtu nga PDK u propozua mocioni që si pikë e parë e rendit të ditës të diskutohet për tri arratisjet e fundit nga burgjet e shtetit. Ata kërkuan që dikush të jap përgjegjësi për këto ikje të të burgosurve. Të dy këto mocione nuk u përkrahën nga deputet e VV-së, e për këtë deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së e lëshuan seancën.
Ndërkaq me praninë e pozitës seanca po vazhdon me rendin e ditës që është planifikuar.