UBT News

“Nuk rri dot pa ua thënë vëllazërisht”, Rama iu drejtohet deputetëve për Specialen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nëse Kuvendi i Kosovës do të ndërmerrte nismë për t’iu drejtuar shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale për të ndarë me to dyshimin për cenimin e standardeve demokratike në procesin ligjor, ai do ta mbështeste.

Në fjalimin e tij para deputetëve në seancën e dy kuvendeve që u mbajt në Prishtinë, Rama u shpreh i habitur pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë deri tani asnjë nismë të tillë.

Në fjalimin e tij para deputetëve në seancën e dy kuvendeve që u mbajt në Prishtinë, Rama u shpreh i habitur pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë deri tani asnjë nismë që do të adresonte shqetësimet mbi standardet e procesit në Speciale.

Nuk rri dot po ashtu pa ua thënë këtu vëllazërisht çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për t’iu kërkuar, përmes një rezolute, të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit. Ndoshta ku shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është një gjëmë e madhe, jo për ata të katër njerëz të thjeshtë, as vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për vetë integriteti ne drejtësisë ndërkombëtare të cilës kjo republikë përmes përfaqësuesve të saj në këtë sallë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi republikën, dhe prandaj nuk mund të lihet, sipas meje, në heshtjen shurdhuese që ushqehet prej gjithfarë motivesh, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund”, tha Rama.

Ai tha se pa Thaçin dhe UÇK-në, “e sotmja do t’i ngjante më shumë të shkuarës sesa të ardhmes”.

Nuk e dimë sot dot se çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës në hyrje të këtij shekulli, por çfarë dimë ne me siguri është se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha nuk do të kishin ardhur dot, ashtu siç erdhën dhe sotmja me shumë gjasë do t’i ngjante shumë më tepër të shkuarës sesa të ardhmes, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me në krye Hashim Thaçin”, tha Rama.

Megjithatë, Rama tha se nuk e diskuton të drejtën e Gjykatës Speciale për të bërë punën e saj.

Por sot që të jemi të gjithë këtu në kuvendin që u shpallë dhe ku u firmos këtu përpara meje pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Kransiqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi mbahen peng prej gati pesë vjetësh në qelitë e një drejtësie kombëtare e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë të një shteti të së drejtës. Unë as nuk e kam diskutuar ndonjëherë e nuk e diskutoj as sot të drejtë ne asaj gjykate speciale për të bërë punën që ja ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vetë Hasemi ka ngritur dorën për të formuar këtë gjykatë, por ajo që unë nuk vijë dot deri këtu në Prishtinë të marrë fjalën dhe pastaj ta gëlltis në heshtje, në këtë foltore para jush, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt nga një dyshim shumë i madh dhe krejt arsyeshëm për fat të keq se ai proces është një proces i parregullt ligjor, dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standarde të drejtësisë të gjithë vendeve demokratike që e financojnë atë farë gjykate”, tha Rama.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në një proces gjyqësor ndaj të cilëve rëndojnë akuza me pretendime për krime lufte.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit 2020.

Exit mobile version