UBT News

Nuk qenka edhe aq i mirë sa duket, kujdes nga spraji i hundës

Jemi zyrtarisht në sezonin e ftohjeve, ku hundët rrjedhin.

Në këtë rast, na bie ndërmend përdorimi i sprajit por nuk duhet tepruar me të.

Kjo ngase ai mund të bëhet i padobishëm dhe krijoni një tolerancë ndaj përbërësve në të.

Këto spraje nuk duhet të përdoren sa herë të doni.

Ato që përmbajnë tretësirë fiziologjike njomin mukozën e hundës dhe ndihmojnë në zhbllokimin dhe nxjerrjen e sekrecioneve.

Antihistaminikët ndihmojnë me alergji, bllokojnë reaksionin alergjik kurse kortikosteroidet reduktojnë inflamacionin e nuk duhen përdorur për një kohë të gjatë.

Një spraj nazal rrit sekrecionet, duke bërë të teshtini, të kolliteni shpesh ose të keni shumë sekrecione hundore, kurse spërkatja shkakton gjakderdhje, dhimbje koke, humbje të nuhatjes, të shijes dhe acarim të hundës.

Nëse e përdorni për më shumë se 3-4 ditë, bllokimi përkeqësohet.

Në fillim funksionon mirë, por pastaj, hunda bllokohet sërish.

Përveç kësaj, disa përbërës janë kimikate që dëmtojnë membranat brenda vrimave të hundës, gjë që çon në gjakderdhje kronike nga hundët.

Përdorimi i gjatë i sprajit shkakton shfaqjen e rinitit medikamentoz dhe në vend që ta trajtojë, ndodhë një kundër-efekt.

Kjo është arsyeja pse kur jeni të ftohur ose keni probleme me sinuset, përdorni një sasi të caktuar të sprajteve për të zhbllokuar hundën. /UBTNews/

Exit mobile version