1.69 euro do të shitet sot një litër naftë me pakicë në pikat e derivateve në Kosovë, sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë publikoi dje çmimet tavan për derivatet e naftës.
Këto çmime, kësaj radhe ishin në fuqi për dy ditë radhazi. Kësisoj, çmimet e derivateve të naftës do të jenë të njëjta me ato të djeshmet.
Çmimet maksimale të derivateve për të hënën janë si në vijim:
1.69 euro për Litër, për produktin Dizel;
1.35 euro për Litër, për produktin Benzinë;
0.76 euro për Litër, për produktin Gas.