Në seancën e sotme të Kuvendit nuk është votuar propozim-rezoluta për të pagjeturit.
Propozim-rezoluta nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”, ka marrë vetëm 31 vota për.
“31 deputetë për, andaj dhe kjo pikë do të hidhet në votim në një moment tjetër”, deklaroi kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci./UBTNews