UBT News

Nuk miratohet rezoluta e PDK-së për gjetjet e Raportit të DASh-it

Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh). 58 deputetë kanë abstenuar, dy vota kanë qenë për dhe një kundër.

Në rend dite të seancës së sotme plenare ka qenë edhe shqyrtimi i deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diskutimi për këtë pikë është ngritur më 2 maj të këtij viti, por nuk është arritur të votohet kjo rezolutë.

Kjo deklaratë është dashur të prezantohet nga deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, por ai nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

Zotëri Haliti e ka një arsye objektive familjare pse nuk është këtu. I ka ndërruar jetë nëna. Kështu që në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës i shprehim atij dhe familjes së tij ngushëllimet tona për deputetin Haliti. Kjo rezolutë besoj që trajtohet kur ai të vije në Kuvend dhe harmonizohet kjo deklaratë edhe me grupet tjera parlamentare”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Me 61 vota për, Kuvendi e ka miratuar në parim projektligjin për menaxhimin e resurseve ujore.

Exit mobile version