UBT News

Nuk miratohet raporti i KPM-së

Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Medie i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2020, dhe nuk i ka dhënë miratimin.

Në debatin që kishte brenda mbledhjës, anëtarët e Kominsionit Parlamentar patën disa kërkesa e kritika ndaj drejtuesëve të Komisionit të Pavarur për Media, ndërsa këta të fundit më shumë arsyetime gjetën në mungesën e stafit dhe atë të buxhetit, raporton kallxo.com

Xhevat Latifi kryetari i Komisionit të Pavarur për Media tha se ky komision i ka 4 anëtarë ndërsa 3 tjerë e kanë konsumuar mandatin e përcaktuar.

Exit mobile version