UBT News

Nuk keni nevojë për terapi, këto ushqime rrisin vitaminën D

Një vitaminë si D-ja është thelbësore për ruajtjen e kockave të shëndetshme dhe mbështetjen e funksionit imunitar.

Kujdesi për një marrje të mjaftueshme të vitaminës D është e rëndësishme gjatë muajve të ftohtë, kur njerëzit kalojnë më pak kohë në diell.

Kjo vitaminë merret përmes suplementeve, por edhe duke konsumuar ushqime që janë natyralisht të pasura me të.

Por, nëse dëshironi që ta merrni në mënyrë natyrale, ja lista e tre llojeve të peshkut që ju duhet.

Trofta, një burim i shkëlqyer i vitaminës D; një porcion 85 gram siguron 645 IU, që është më shumë se 100 për qind e marrjes së rekomanduar për shumicën e të rriturve. Kjo e bën një nga burimet më të pasura natyrore të vitaminës D.

Salmoni, është një nga burimet më të pasura natyrore të vitaminës D. Një porcion prej 85 gramësh salmoni i gatuar siguron rreth 570 IU vitaminë D, duke mbuluar 95 për qind të nevojave tuaja. Salmoni i egër ka më shumë vitaminë D sesa salmoni i kultivuar, por të dy janë burime të shkëlqyera. Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 që mbështesin shëndetin e trurit dhe zemrës e ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, shkruan Eating Well.

Sardelet, vetëm dy sardele ofrojnë 46 IU vitaminë D, që është pak më shumë se sasia që e gjeni në një vezë, shkruan Index.hr. Ato janë të pasura me kalcium, vitaminë B12 e acide yndyrore omega-3, duke i bërë një zgjedhje të shkëlqyer për të mbështetur shëndetin e kockave dhe zemrës.

Nëse i blini të konservuara, janë mënyrë shumë e lehtë për të shtuar proteina dhe lëndë ushqyese në vaktet tuaja. Sardelet janë perfekte në bukë të thekur, në sallata ose të përziera me makarona. /UBTNews/

Exit mobile version