Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore, i propozuar nga qeveria që u diskutua sot për më shumë se tri orë, nuk kaloi në Kuvend.
Në votim morën pjesë vetëm 58 deputetë, për çka nuk pati kuorum për votim. Deputetët kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:00.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se duhet parë pas pauzës nëse mund të rigrupohet mazhoranca në kuvend.
“Vetëm 58 deputetë po marrin pjesë në votim, nuk ka kuorum për këtë pikë, kështu që kthehemi në orën 15:00 dhe shohim apo mund të rigrupohet mazhoranca”, tha ai.
Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji kundër këtij projektligji janë shprehur opozita.