Në Tel Aviv, qindra protestues mbanin një pankartë ku thuhej “Stop gjakderdhjes” dhe bllokuan një rrugë gjatë protestës përmes së cilës kërkohej një marrëveshje për lirimin e robërve të mbajtur në Gaza.
“Ne erdhëm t’i themi qeverisë: ‘Mjaft. Ne duam që të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi, duam armëpushim tani”, tha protestuesi Sapir Sluzker Amran.
“Nuk ka zgjidhje ushtarake, vetëm zgjidhje diplomatike – vetëm marrëveshjet do t’i kthejnë pengjet”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, megjithatë, është i bindur se lufta do të vazhdojë, teksa i tha parlamentit të mërkurën se luftimet do të vazhdojnë derisa “agresioni dhe e keqja” e Hamasit të shkatërrohen.
“Kjo luftë po bëhet për shtëpinë tonë”, tha ai./UBTNews/